Telegrafi

Hakohen ueb-faqet e dhjetëra aeroporteve amerikane

Ueb-faqet e aeroporteve amerikane kanë qenë sot cak i sulmeve të hakerëve.

Në mëngjes dhjetëra ueb-faqe të aeroporteve nuk kanë qenë të qasshme, e përgjegjësinë për këtë e kanë marrë hakerët që flasin në gjuhën ruse, transmeton Telegrafi.

Të pa qasshme kanë qenë plot 14 ueb-faqe të aeroporteve të mëdha, përfshirë LaGuardia në New York, e shumica prej tyre janë rikthyer në normalitet më vonë.

Një zyrtar i lartë tha për ABC News, se sulmet nuk kanë ndikuar në kontrollin e trafikut ajror, komunikimin e brendshëm të aeroportit apo operacionet e tjera kyçe.

Por sipas tij, sulmet krijuan një lloj pasigurie tek pasagjerët që tentonin të kenë qasje në informacione lidhur me këto aeroporte.

“Është një situatë e pakëndshme”, tha një burim i paemëruar, duke shtuar se për shkak të sulmeve pasagjerët nuk kanë mundur të arrijnë deri të informacionet siç janë ato për kohën e arritjes së aeroplanëve nëpër aeroporte.

Sulmi i atribuohet grupit të njohur si Killnet, hakerëve rusë që mbështeten nga Kremlini, raporton CNN. /Telegrafi/