Trepça ’89 ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 13 të Superligës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Riza Lushta” kundër Lirisë me rezultat 2-0, duke iu hakmarrë për takimin e humbur në Prizren.
Megjithëse pjesa e parë kaloi në dominimin e vendasve, “minatorët” nuk arritën të tundin rrjetën në 45 minutshin e parë.
Meriton Korenica (‘4) i Lirisë dhe Ylber Maloku (‘20) i Trepçës ’89 kishin rastet më të mira në pjesën e parë për të shënuar golin e parë.
Në minutën e 52 të takimit, Florent Hasani nxjerrë penallti pasi pengohet në zonë nga Vigan Rexhaj.
I saktë nga pika e bardhë u tregua kapiteni Shpëtim Idrizi, i cili kaloi në epërsi mitrovicasit.
Trajneri i prizrenasve, Bledi Shkëmbi e freskoi ekipin duke bërë disa zëvendësime, por të cilat nuk dhanë rezultate.
Kur pritej të përfundonte ndeshja, Florent Hasani me një solo aksion arriti të mposht portierin Evis Bakajn.
Deri në fund të ndeshjes te dyja ekipet patën disa raste, por të cilat nuk u konkretizuan dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 1-0 për 89-shat.
Pas kësaj, Trepça ’89 ka 21 pikë dhe ngritët në pozitën e tretë të renditjes tabelore, ndërsa Liria zbret për dy vende me 19 pikë. /Telegrafi/