Ky ishte reagimi i britanikut Rob Davey, 26 vjeç ndaj të dashurës së tij Zoe Ashman 36 vjeç. 26-vjeçari dyshonte se e dashura e tij e tradhtonte dhe në një moment nga xhelozia vendos të hakmerret duke i qethur qenin.
36-vjeçarja “u njoh” me look-un e ri të kafshës së saj në momentin kur u kthye në banesë, ndërsa vendosi ta padisë atë për ‘krimin’ e kryer. Para gjykatës në Stevenage 36-vjeçarja tha se ish i dashur i saj i kishte shkaktuar dëm emocional duke shpërdoruar mundin disa-mujor për të regjistruar qenin e saj në një konkurs televiziv për kafshët, pasi me pamjen aktuale mundësitë që qeni i saj të marrë pjesë janë zero.
Në përfundim, gjyqtari i çështjes vendosi të gjobisë me 2 mijë paund dhe një vit punë vullnetare në komunitet të riun. /Telegrafi/