Site icon Telegrafi

Hakmerret ndaj ish-gruas duke vrarë gjashtë anëtarë të familjes së saj, gjykata në Teksas e dënoi me vdekje

Ronald Lee Haskell që vrau gjashtë anëtarë të një familjeje në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është dënuar me vdekje, që në këtë shtet është ende në fuqi.

Dënimi maksimal për 39-vjeçarin, është dhënë një muaj pasi u gjet fajtor, se me vetëdije të plotë dhe pa pasur ndonjë krizë nervore, shkoi në shtëpinë e motrës së gruas, i veshur si postier i dërgesave të shpejta, transmeton Telegrafi.

Kur u kuptua identiteti i tij, ai nisi ta kërkonte ish-gruan që nuk po i kthehej, por motra dhe burri saj refuzonin t’i tregonin se ku ndodhej. Atëherë, Haskell nxori revolen dhe shti mbi ta dhe pesë fëmijët e tyre, duke i lënë të vdekur.

Familjarët e gruas, që i qëlloi për vdekje

Vetëm një prej viktimave që është qëlluar në kokë, shpëtoi gjallë nga lëndimi që pësoi.

Mjaftuan dy vrasje me paramendim, që të akuzohej për vrasje, derisa fakti që kreu vrasje masive, bëri që të ketë vetëm dy dënime kapitale për të.

Të qëndronte në burg të përjetshëm, pa të drejtë ankese, apo dënimin me vdekje, ndërsa u vendos i dyti dhe ai do të ekzekutohet me injektim. /Telegrafi/

Exit mobile version