Site icon Telegrafi

Hakmerret ISIS: Vret 30 civilë të rrëmbyer në Afganistan

Tridhjetë persona janë rrëmbyer dhe vrarë nga militantë të lidhur me të ashtuquajturit Shtet Islamik në provincën Ghor Afganistanit, thanë zyrtarët.

Civilët, së bashku me dy kopeve të dhenve, janë marrë nga ISIS-i derisa mblidhnin dru në male.

Një komandant i ISIS-it u vra gjatë një operacioni policor për lirimin e pengjeve, dhe militantët i vranë ata për hakmarrje,  i tha guvernatori Ghor BBC-së.

ISIS po fiton përkrahje për të sfiduar talebanët në Afganistan, transmeton KosovaPress.

“Në mesin e civilëve të vdekur  ka edhe fëmijë”, tha Khazeh.

Exit mobile version