Telegrafi

I ‘hakmerret” ish të fejuarës, ia djeg veturat e së motrës

Vendos “të hakmerret” me ish të fejuarën duke djegur veturat e të motrës së kësaj të fundit. Historiaka për autor një djalë 27 vjeçar, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40 minuta në Unazën e Re në Tiranë.

Policia thotë se janë dëmtuar 4 vetura, dy prej tyre janë dëmtuar plotësisht, ndërsa, dy të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Dy mjete “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të një 32 vjeçareje me iniciale A.A janë djegur tërësisht, ndërsa janë dëmtuar pjesërisht edhe dy makina të tjera.

“Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, po punojnë për shoqërimin e këtij shtetasi.

Shtetasi O. M., ka qenë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij shtetasi kanë qenë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve” informon policia.

Materialet hetimore u referuannë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pà «r veprën penale, “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.