Telegrafi

‘Hakmarrje’ brenda sekondash: I thumbuar nga portieri i Sevillës që huqi penalltinë në herën e parë  – Haaland iu rikthye Bonos kur shënoi herën e dytë

Kamerat kanë arritur të kapin të gjithë momentin nga përplasja mes Erling Haaland dhe portierit Bono në duelin mes Borussia Dortmundit dhe Sevillës në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Pas një solo aksioni, u akordua penallti për skuadrën gjermane, mirëpo në herë e parë Bono bëri pritje fantastike.

Spanjolli shkoi para norvegjezit, duke festuar për pritjen që i bëri, mirëpo Bonos iu kthye ai festim brenda sekondash.

Ai nuk kishte qëndruar në vij kur ishte ekzekutuar penalltia e parë dhe VAR-i e riktheu atë, derisa Haaland shënoi në të dytën.

Sulmuesi i Dortmundin nuk ngurroi që të shkonte të festonte para Bonos, duke iu hakmarrë kështu për veprimin që i kishte bërë pak çaste më parë.

Kjo gjë nuk iu pëlqeu lojtarë të Sevillës që e rrethuan menjëherë Haalandin, duke kërkuar nga ai që të ishte më i kujdesshëm me sjelljet e tij.

Por, duke shikuar nga hera e parë, norvegjezi ishte ndjerë i detyruar që të bënte veprimin e tij siç bëri edhe Bono. /Telegrafi/