Telegrafi

Hakmarrja e ish-burrit: Gjykata e urdhëroi t’i paguaj alimentacion, ish-gruas i  arrinin çeqet me fotografi të tij dhe gruas së dytë (Foto)

Avokatët që merren me proceset e shkurorëzimit të çifteve shpesh herë hasin në raste bizare, ku burri apo gruaja i hakmerren njëri-tjetrit në mënyra të ndryshme.

Por, ajo çfarë i kishte bërë një burrë ish-gruas së tij ka shokuar botën, transmeton Telegrafi.

Avokati nga Jacksonville kishte marrë në dorë rastin e shkurorëzimit të një çifti, ku gjykata mori vendim që burri t’i paguaj alimentacion ish-gruas së tij.

“Edhe pse nuk kundërshtoi vendimin për faktin se njihet si një biznesmen i suksesshëm, ai me sa duket nuk arriti t’i fsheh emocionet dhe kështu iu hakmor gruas në një mënyrë të pazakontë.

Por, edhe pse ai ka filluar një jetë të re dhe është martuar, ky burrë vazhdon të jetë nervoz në ish-bashkëshorten e tij ndaj të cilës thuri një “plan” të paparë.

Ai kishte kërkuar nga banka t’i japin çeqe të veçanta me të cilët do t’i paguante alimentacionin ish-partneres. Në fakt ne çeqet gjenden fotografitë e tij dhe të gruas së tij të dytë, me të cilën ka pozuar nga vende të ndryshme të botës.

Çdo muaj kur ish-partneres i arrinin çeqet, në to gjendej një fotografi e re në të cilën ai shihet duke u kënaqur me gruan e tij të re dhe një mesazh në të cilin shkruante: “Kurrë nuk kam qenë më i lumtur se tani, jam duke u kënaqur me gruan time të re”.

Edhe pse ajo është ankuar për këtë veprim, sipas ligjeve në fuqi në Florida, ky veprim është plotësisht ligjor. /Telegrafi/