Site icon Telegrafi

Haklaj, gjashtë muaj te Drenica

Ai të shtunën ka arritur marrëveshje për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi me skuadrën nga Skënderaj, ka bërë të ditur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ndërsa njofton Koha.

Haklaj në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll luajti për skuadrën e Besës së Pejës.

Më herët ekipi ‘kuqezi’ ka transferuar Granit Çekajn e Burim Sadikun, derisa ka vazhduar kontratën me Fitim Llapashticën e Amir Rrahmanin, po ashtu ka rikthyer Besim Bajraktarin.

Drenica stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e dhjetë me 16 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version