Achraf Hakimi pritet të jetë lojtar i ri i Paris Saint Germain, me klubin që do ta konfirmojë në orët në vijim.
Kjo sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, i cili shkruan se Achraf Hakimi do të prezantohet në orët e ardhshme tek klubi parisien.
Në fakt, gazetari ka postuar në internet një foto të Hakimit, dhe tani po qarkullon ai imazh i tij me Drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo dhe agjentin e tij, Alejandro Camano.
Official announcement soon… but here we go, and here you’ve Achraf Hakimi first pic as Paris Saint-Germain player together with Leonardo and his agent Alejandro Camano – @clmerlo. 🔵🔴 #PSG
Contract signed, medicals completed and… next stop, Sergio Ramos official soon. pic.twitter.com/CfWzR6oQiM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 6, 2021
Sipas Romanos, marrëveshja me Hakimin ka përfunduar dhe tani kanë radhën ato të Gianluigi Donnarummas dhe Sergio Ramos.
PSG po kërkon ta përforcojë sa më shumë ekipin për edicionin e ri./Telegrafi/