Achraf Hakimi është njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në botë.
Huazimi dy vjeçar te Borussia Dortmund nga Real Madridi i kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë marokenit që ta shfaq talentin e tij.
Klubi gjerman dëshiron blerjen përfundimtare të tij, por vet lojtari ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj në Dortmund apo do të rikthehet në Real Madrid për të provuar shansin të bëhet lojtar titullar.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, që ka thënë se dëshira e klubit është ta mbajnë edhe për shumë vite marokenin.
“Ne kemi shprehur vullnetin tonë që duam të vazhdojmë me Hakimin edhe për disa vite, përtej huazimit të tanishëm”.
“Deri më tani nuk është marrë asnjë vendim nga Achraf, por ne shpresojmë që ai do të dëshirojë të vazhdoj me ne që të flasim me Realin”, ka thënë Zorc.
21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Dortmundin ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime.
Hakimi është mbrojtës anësor që luan në të dy krahët, ndërsa që nga huazimi në Dortmund vlera e tij është rritur në 45 milionë euro, nga pesë sa e kishte fillimisht. /Telegrafi/