Site icon Telegrafi

Hakim Ziyech në top formë para Botërorit, shënon një gol të jashtëzakonshëm nga më shumë se 50 metra distancë 

Kanë mbetur më pak edhe 48 orë deri në fillim të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, por Kombëtaret tanimë kanë filluar të luajnë disa ndeshje miqësore.

Përfaqësuesja e Marokut ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj asaj të Gjeorgjisë në Sharjah Stadium ku kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Me këtë fitore përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui ka parë futbollistët e tij që janë në formë shumë të lartë.

Sigurisht se për golin më të bukur të mbrëmjes u përkujdes anësori i Chelseat, Hakim Ziyech.

29-vjeçari ka shënuar një gol spektkaolar nga më shumë se 50 metra, ku pa portierin mysafirë se kishte lëshuar portën dhe nga një distancë e largët realizoi për 2-0.

Përveç Ziyech, për Marokkun shënuan edhe Yusuf En Nesyri dhe Sofiane Boufal.

Maroku ndodhet në Grupin F së bashku me Belgjikën, Kroacinë dhe Kanadanë. /Telegrafi/

Exit mobile version