Roja 62-vjeçar, Hakif Vitia, u gjet i vdekur në mëngjesin e të dielës në kabinën ku po ruante depon e një kompanie ushqimore në Konjuh të Lipjanit, njofton Klan Kosova.
Atë e gjeti të shtrirë në barkë e bija e tij Selvetja, që shkoi rreth orës 9:30 për t’i dërguar ushqimin.
Kur e kishte gjetur të shtrirë babain, ajo kishte menduar se është alivanosur për shkak të problemeve shëndetësore që kishte me shtypjen e gjakut.
Ajo menjëherë lajmëroi familjarët e saj.
Ndërkohë, vëllai tjetër i të ndjerit, mohon që vëllai i tij, të ketë patur probleme me dikë.
Ky bile thotë se dikush e kishte dëgjuar veturën deri ishte larguar nga vendi i ngjarjes
Klan Kosova, ka tentuar që të flasë me rojën e një objekti afër këtij ku ka vdekur Hakif Vitia, por ai nuk pranoi të flasë para kamerës.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për televizionin se njësitet që kanë dal në vendin e ngjarjes e kanë gjetur një person pa shenja jete. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.
https://youtu.be/9-xwmJSyfr4