Telegrafi

Hakif Gashi, zgjidhet kryetar i FC Prishtinës

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar se bordi i klubit ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku kryetar është zgjedhur Hakif Gashi.

Faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm nga Kosova ka njoftuar se Hakif Gashi do ta zëvendësoj Remzi Ejupin në pozitën e kryetarit të klubit të Prishtinës.

Sipas tyre, emërimi i Ejupit ka ardhur pasi bordi ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ndërsa në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Hakif Gashi zgjedhet kryetar i FC Prishtinës

Bordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi.

Ky i fundit do ta ushtrojë këtë detyrë në vazhdim në vend të Remzi Ejupit.

Ejupi e ka ushtruar detyrën e kryetarit për 18-vite.

Gashi tash e shumë vite është një nga aksionarët e klubit tonë.

Anëtarë të Bordit të ri teknik janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

Në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.

/Telegrafi/