Site icon Telegrafi

Haki Rugova shpërblen dhëndërinë me tenderë (Foto)

Esat Bytyçi ia ka pa hairin kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova, ende pa u martuar me vajzën e këtij të fundit.

Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se Esat Bytyqi është dhëndëri i Haki Rugovës, përkatësisht i dashuri vajzës së kreut të komunës së Istogut.

Bytyqi ishte shpërblyer me kryerje të punimeve nga komuna të cilën e udhëheqë vjehërri i tij.

Kjo Komunë ia kishte besuar dhëndrit të kryetarit punimet në hartimin e projektit ideor për Memorialin Ibrahim Rugova.

Në anën tjetër, kreu i Komunës së Istogut nuk e ka mohuar faktin se Eesat Bytyqi është dhëndëri i tij, sikurse që nuk e ka mohuar faktin se i njëjti ka hartuar projektin ideor për Memorialin “Ibrahim Rugova”.

“Kjo punë ka përfunduar më herët. Ai personi e ka bërë këtë punë në mënyrë vullnetare dhe ky muhabet është kryer më herët. Projekti është bërë qysh para tre viteve. Unë s’kam të bëjë më këtë punë”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Ndryshe, këtë të shtunë kanë filluar punimet në ndërtimin e e memorialit kushtuar Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Këto punime do të bëhen në harmoni me projektin që ka bërë dhëndëri i kreut të komunës së Istogut.

Në përurimin e këtyre punimeve ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version