Kryetari i Istogut Haki Rugova ka nderuar me mirënjohje bashkatdhetarin Agron Ahmetaj.
Mirënjohja nga kryetari i Komunës i është ndarë, pasi ai nga Gjermani dërgoi pajisje teknike shëndetësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.
“Sot nderova me mirënjohje bashkatdhetarin tonë Agron Ahmetaj, i cili në formë vullnetare dha një kontribut të veçantë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe institucionet tjera shëndetësore, duke na sjellë pajisje teknike shëndetësore nga Gjermania. Faleminderit Agronit dhe gjithë bashkatdhetarëve tanë për kontributin e palodhshëm për komunën tonë”, thuhet në njoftimin e Rugovës, të postuar në Facebook. /Telegrafi/