I pari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, në emisionin “Jeta në Komunë” ka folur për deponitë ilegale, me theks të veçantë deponinë ilegale në fshatin e tij.
I pyetur se pse nuk i ka larguar këto deponi, kryetari Rugova deklaroi se deponitë janë papërgjegjësi e qytetarëve.
“Deponitë ditore janë duke u grumbullu, kjo është papërgjegjësi e qyetarëve. Nuk po tuten, nuk po e kanë kasavet hiç, nuk e di sa gjoba, e di që për çdo vjet po ndaj mijëra euro me i hekë, por po bahen prapë”, tha Rugova.
Ai shtoi se e ka vetëm një inspektor të ambientit.
Sonte në këtë emision përpos shumë temave të cilat u trajtuan u shfaqën edhe pamje të katër deponive ilegale në komunën e Istogut.
Deponitë ilegale ndodhen në hyrje të Istogut, fshatin Shushicë si dhe fshatrat Kaliqan dhe Cerrcë./kallxo.com
[Sqarim: Debati është zhvilluar më 7 tetor 2020]