Telegrafi

Haki Llullaku – kampion i Kosovës në zgjidhjen e enigmave

Në këtë aktivitet morën pjesë enigmadashës nga e tërë Republika e Kosovës, të cilët së pari iu nënshtruan garës kualifikuese.

Më shumë se 50 pjesëmarrës brenda 90 minutave zgjodhën 7 detyra të ndryshme enigmatike.

Më pas juria zgjodhi tri punimet më të suksesshme, të cilat ishin të koduara. Pas verifikimit të kodeve, doli se tre finalistët ishin Ismail Potera, Lulzim Haxhiu dhe Haki Llullaku.

Në finale, në garën e zgjidhjes së fjalëkryqit klasik, më i miri doli Haki Llullaku nga Istogu, pastaj Ismail Potera dhe i treti Lulzim Haxhiu.

Kampionit i takuan si shpërblim 500 euro dhe kupa, kurse të tjerët u shpërblyen vetëm me kupa dhe diploma.

Gjithashtu u ndanë edhe shpërblime të tjera si "Garuesi më i shpejtë", "Garuesi më i moshuar", "Garuesi më i ri" si dhe "Garuesja më e sukseshme".

Vlen të theksohet se garuesi më i ri ishte i lindur në vitin 1995, kurse më i moshuari në vitin 1934. /Telegrafi/