Site icon Telegrafi

Haki Abazi thotë se në Drenas rezultati në balotazh mund të përmbyset (Video)

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, mund të shpresojë në përmbysje të rezultatit në balotazhin për kryetar të Drenasit. Kështu vlerëson, njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi. Praktika në të kaluarën, sipas tij, ka treguar se në balotazh mund të ketë përmbysje të rezultatit.

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 4 dhjetorit, Abazi thotë se kjo mund të vlerësohet si evolucion demokratik. Qytetarët e Kosovës, sipas tij, janë ngopur me premtime të kota.

Në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel Abazi ka folur edhe për zhvillimet në nivel qendror.

Koalicioni, LDK –PDK, sipas tij, nuk ka agjendë zhvillimore, por që gjatë gjithë kohës merret me kalkulime grupore.

Ndërsa sa i përket çështjes se vizave ai ka thënë se tanimë nuk ka asnjë mundësi qe ky proces të ndodhë në fund të vitit.

Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme ka thënë se ky proces është i ndërlidhur me Gjykatën Speciale.

Exit mobile version