Telegrafi

Hakersat Lulz Security sulmojnë kompaninë Sony

Lajmi i publikuar fillimisht në faqen e këtij grupi hakersh, ka bërëxhiron e botës, ndërsa vetë zyrtarët e Sony, janë shprehur të shqetësuar dhe kanë njoftur nisjen e hetimeve për këtë sulm.

“Me një impenjim të lehtë, ne patëm akses në GJITHÇKA. Pse i besoni një kompanie që nuk mbron informacionet e saj edhe ndaj këtyre sulmeve kaq të thjeshta? Me e keqja, është fakti se të dhënat e klientëve, që ne zotërojmë aktualisht, nuk ishin as të kriptuara. E meritonin një sulm të tillë”, – thuhet në komunikatën e grupit të hakersave Lulz Security.

Nëse ky sulm konfirmohet edhe nga Sony, atëherë ai është i dyti brenda një kohe mjaft të shkrutër. Në Prill një grup hakersash anonim, “goditën” rrjetin e lojrave PlayStation duke vjedhur të dhëna personale të përdoruesve të tij. /Telegrafi/