Telegrafi

Hakerët shqiptarë në sulm: Thyhet faqja më e madhe e studentëve serbë

Në faqen e internetit sus.org.rs mund të lexohet vetëm “United States of Albania”, ndërsa studentët serbë thonë se nuk e kam merituar këtë sulm.

“Ne nuk jemi deklaruar me rastin e heqjes së monumentit në Preshevë, e ndryshe jemi të njohur si një organizatë që angazhohet për negociatat paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës. Nesër ne do të thërrasim provajderët që ta aktivizojnë faqen, por nuk e di se sa orë kërkon kjo dhe sa do të na kushtojë kjo”, thotë për Blic Nikola Damljanovic, president i SUS-it, i cili shton se organizata financohet përmes projekteve që reklamohen në faqe, “për çka rrezikimi i sajtit nënkupton edhe rrezikimin e SUS-it”. /Telegrafi/