Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka dalë me një deklaratë ku konfirmon që këto sulme vijnë nga hakerët nga Serbia dhe nga Bosnja.
Përmes Twitter’it, MPJ ka konfirmuar sulmin kibernetik.
“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka pësuar një sulm kibernetik. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në deklaratë.
Ndërkaq, eksperti i kibernetikës Hekuran Doli, ka thënë se Kosova në dy ditët e fundit ballafaquar me sulmin kibernetik më të madh ndonjëherë.
“Në dy ditët e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetik më të madh me të cilin jam ballafaqu ndonjëherë në karrierë, pavarësisht se kam mendu se kam pa gjithçka në këtë aspekt. Siç po vërehet, Kosova është në luftë kibernetike. Fatmirësisht deri në këtë moment po mbahemi mirë, nuk e di çka ndodhë në minutat në vijim”, ka shkruar Doli në Facebook..
Ai ka thënë se këto sulme janë duke ardhur nga shtete te ndryshme duke përfshirë edhe Kosovës./Telegrafi