Site icon Telegrafi

Hakerët rusë vjedhin 100 milionë dollarë nga bankat

Hakerët e grupit rus Evil Corp kanë vjedhur më shumë se 100 milionë dollarë nga bankat me programin e tyre Dridex.

Në një njoftim për shtyp, Departamenti i Thesarit të SHBA-së njoftoi se hakerët ishin në gjendje të hynin në të dhënat e tyre në rreth 300 banka në mbi 40 vende, transmeton Telegrafi.

Dy hakerët nga ky grup u arrestuan dhe një shpërblim prej 5 milionë dollarësh u ofrua për kreun e grupit të identifikuar nga Ministria e Financave si Maksim Yakubets.

Ai thuhet se ka punuar për inteligjencën ruse dhe në kontakt me qeverinë.

Hetimet janë duke u kryer në lidhje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, pasi shumica e synimeve të hakerëve janë vendosur atje.

Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar e quajti Evil Corp “grupi më i rrezikshëm i krimit kibernetik në botë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version