Politikanët gjermanë kanë paralajmëruar se hakerët dhe të tjerë që veprojnë për shtetin rus mund të dëmtojë zgjedhjet e përgjithshme e Gjermanisë vitin e ardhshëm.
Zgjedhjet gjermane janë në rrezik nga “manipulimi i jashtëm”, tha Wolfgang Bosbach, një deputet i lartë në partinë e kancelares Angela Merkel CDU.
Rusia u fajësua për një sulm kibernetik në parlamentin gjerman vitin e kaluar.
Një zyrtar i sigurimit gjerman tha se ishte “shumë e mundshme”, se dosjet sekrete të publikuara nga Wikileaks dy javë më parë, kanë origjinë nga ky sulm kibernetik, transmeton KosovaPress.