Site icon Telegrafi

Hakerët rusë, kinezë dhe iranianë synojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale amerikane, njofton Microsofti

Hakerët rusë, kinezë dhe iranianë janë përpjekur të hakojnë llogaritë e njerëzve dhe organizatave të përfshira në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, njofton Microsofti.

Zbulimi i së enjtes hedh dritë të re në përpjekjet e hakerëve kinezë dhe iranianë për të hyrë në fushatat politike të SHBA-së dhe sugjeron se përpjekjet ruse për hakim kanë vazhduar me shpejtësi, raporton CNN.

“Aktiviteti që ne po shpallim sot bën të qartë se grupet e huaja të aktivitetit kanë rritur përpjekjet e tyre për zgjedhjet e vitit 2020”, njoftoi Microsofti, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit tha se i njëjti grup i hakimit rus që u identifikua nga prokurorët amerikanë si përgjegjës kryesor për sulmet ndaj fushatës presidenciale demokratike të vitit 2016 kishte synuar kohët e fundit partitë kombëtare dhe shtetërore në SHBA dhe konsulentët që punojnë për republikanët dhe demokratët.

Microsoft tha se taktikat e Rusëve kishin evoluar që nga viti 2016 dhe përfshijnë sulme të mundshme të automatizuara të “forcës brutale”.

Lexo po ashtu Si qëndrojnë në sondazhe Trumpi dhe Bideni: Nga pandemia dhe ekonomia deri tek luftimi i krimit

Raporti tha se grupi rus kishte shënjestruar më shumë se 200 organizata, tha Microsofti, të cilat “janë të lidhura drejtpërdrejt ose indirekt me zgjedhjet e ardhshme të SHBA-ve si dhe organizata politike të lidhura me politikat në Evropë”.

Ndryshe, Microsofti nuk specifikoi numrin e organizatave të synuara nga grupet kineze dhe iraniane. /Telegrafi/

Exit mobile version