Site icon Telegrafi

Hakerët rusë depërtojnë në rrjetin e dy ministrive gjermane

Hakerët rusë kanë mundur të depërtojnë në rrjetin e të dhënave të dy ministrive gjermane, bëri të ditur sot agjencia e lajmeve DPA duke cituar burime pranë shërbimeve sekrete.

Sipas këtyre burimeve anonime, grupi rus “ATP28” i njohur gjithashtu me pseudonimet “Fancy Bears”, apo “Tsar Team” kanë ndërhyrë në sistemet informatike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme për një periudhë të gjatë, të paktën një vit, dhe ka marrë disa të dhëna, njoftoi DPA, pa specifikuar më konkretisht.

Shërbimet sekrete gjermane konstatuan sulmin kibernetik dhjetorin e kaluar.

Sipas  agjencisë DPA, nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi më i madh kibernetik që ka pësuar ndonjëherë Gjermania.

I pyetur nga media, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bëri të ditur se autoritetet po hetonin për një incident kibernetik, që ka ndikuar në sigurinë e sistemit të informacionit, që përfshin rrjetet e shtetit.

Exit mobile version