Disa eksperte të arteve marciale, gjegjësisht luftëtare të UFC, janë viktimat e fundit të hakerëve, të cilët ua kanë rrëmbyer fotografitë private dhe i kanë publikuar në internet.
Angela Maganas, Raquel Penningtonit dhe Jessamyn Dukes, besohet se ua kanë vjedhur fotografitë nudo dhe tashmë ua kanë publikuar në internet.
Imazhet intime përfshijnë fotografitë lakuriqe të publikuara para pasqyrës, si edhe fotografi të tjera private të realizuara nga dikush tjetër.
Pasi filloi shpërndarja e fotografive nëpër rrjetet sociale, Magana ka bërë një reagim ndaj hakerëve: “Sapo i pash fotografitë e mia, të RockPMMA dhe Jessamyn Duke. Fotografitë që kanë rrjedhur janë realizuar para dhe pas luftërave apo janë artistike në male. Nuk janë pornografike”.
Pennington dhe Magana luftojnë për UFC, ndërsa Duke merr pjesë në Invictus Fighting Championships pas suksesit në Ultimate Fighter. /Telegrafi/