Site icon Telegrafi

Hakerët nga Koreja e Veriut qëndrojnë pas sulmeve kibernetike ndaj prodhuesit kryesor të raketave ruse

Një grup elitar i hakerëve nga Koreja e Veriut në mënyrë sekrete kishin sulmuar rrjetet kompjuterike të një zhvilluesi rustë raketave për të paktën 5 muaj gjatë vitit të kaluar, kjo sipas një prove teknike të rishikuar nga Reuters dhe analizave nga studiues të sigurisë.

Reuters zbuloi se ekipet e spiunazhit kibernetik të lidhura me qeverinë veri-koreane – të cilat studiuesit e sigurisë i quajnë ScarCruft dhe Lazarus – në mënyrë sekrete kishin instaluar ‘malware’ në sistemet e NPO Mashinostroyeniya, një zyrë projektimi raketash me qendër në Reutov, një qytet i vogël në periferi të Moskës.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se nuk kishte mundur që të përcaktojnë se nëse ishte vjedhur ndonjë e dhënë gjatë këtij sulmi, ose se çfarë informacioni kishte arritur ta shoh ky grup. Në muajt pas sulmit, Pyongyang-u zyrtar prezantoi disa zhvillime në programin e tij të ndaluar të raketave balistike, por nuk është e qartë nëse kjo lidhej me shkeljen, përcjell Telegrafi.

Ekspertët thonë se ky incident tregon se si vendi i izoluar do të shënjestërojë edhe aleatët e saj, sikurse Rusia, në përpjekjet e saja për të përvetësuar teknologjitë kryesore.

Lajmi i këtij sulmi vije vetëm pak pas vizitës zyrtare të muajit të kaluar Pyongyang të ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu, të cilën ai e kishte bërë në nder të 70 vjetorit të Luftës Koreane..

Kompania e shënjestëruar, e cila njihet edhe si NPO Mash, ka vepruar si një zhvilluese pioniere e raketave hipersonike, teknologjive satelitore dhe armatimeve balistike të gjeneratës së re, sipas ekspertëve të raketave – tre fusha me interes të madh për Korenë e Veriut që kur ajo filloi misionin e saj për të krijuar një Raketë Balistike Ndërkontinentale (ICBM),

Sipas të dhënave teknike, sulmi kishte filluar dikur në fundin e vitit 2021 dhe vazhdoi deri në majin e 2022-shit, atëherë kur sipas komunikimeve të brendshme të kompanisë për të cilat Reuters thotë se i ka siguruar, inxhinierët e IT-së e zbuluan aktivitetin e hakerëve. /Telegrafi/

Exit mobile version