Site icon Telegrafi

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Kur një veturë e re blihet në SHBA, ekziston mundësia që ajo të dorëzohet pasi të jetë transportuar qindra, nëse jo mijëra, milje.

Hajdutët e përdorin këtë rast gjithnjë e më shpesh. Nader Eldamuni dhe partneri i tij i biznesit nga Michigan u bënë viktima të vjedhjes, transmeton Telegrafi.

Ata vendosën të blinin një Rolls-Royce Dawn prej 300,000 dollarësh, i cili ndodhej në Florida, duke kërkuar një transport prej 2,090 kilometrash për në shtëpinë e Naderit pranë Detroitit.

Eldamoni, i cili tashmë zotëron një Lamborghini, Rolls-Royce Phantom dhe Mercedes-Benz G-Class, nuk e mori kurrë Dawn-in e tij të ri, pasi vetura nuk u dorëzua në adresë pasi u ngarkua në një kamion më 18 janar të këtij viti.

Një Ferrari që duhej të dërgohej nga Nju Jorku në Hjuston, por përfundoi në Miami, është “zhdukur” në mënyrë të ngjashme.

Vitin e kaluar dolën informacione për një kriminel nga Florida, i cili hakoi sistemin kompjuterik të kompanisë së dërgesave “Dealer’s Choice Auto Transport”, gjë që e lejoi atë të kishte njohuri për orarin e dërgesave dhe informacionin e kontaktit të shoferëve.

Ai ishte gjithashtu në gjendje të ndryshonte adresën e dorëzimit për disa vetura luksoze, duke përfshirë një Mercedes GLS600 Maybach me vlerë rreth 200,000 dollarë, si dhe një Rolls-Royce Cullinan SUV për të cilin u ndanë 400,000 dollarë.

“Krimineli ka hakuar faqen e shoferit dhe e dinte se cilat automjete do të transportoheshin, si dhe ku do të transportoheshin. Ai kontaktoi shoferin e paraqitur si klient dhe i dha atij informacione të reja me udhëzime se ku duhet të dorëzohej vetura, tha më herët për mediat amerikane drejtori i kompanisë së transportit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version