Kamerat e instaluara në tualetet e shkollave të Britanisë së Madhe, kanë ngjallur shqetësime të reja, meqenëse disa hakerë kanë ndërhyrë në sistemin e tyre dhe pamjet e marra i kanë postuar në internet.
Ueb-faqja amerikane që ofrojnë materiale të pasigurta nga kamerat e sigurisë, ka shfaqur filmime prej këtyre ambienteve të shkollave britanike, transmeton Telegrafi.
Sipas një organizate që po zhvillon fushatë për heqjen e kamerave prej tualeteve, pretendon se është ndërhyrë në më se 200 filmime dhe pamjet e padenja, janë shfrytëzuar prej pedofilëve dhe perversëve.
“Kamerat janë vendosur në atë mënyrë, që vetëm të identifikohen nxënësit dhe lëvizjet që bëjnë. Nuk mund të ketë pamje, që më pas do ishin përçmuese për ta”, thuhet në raportin e zyrtarëve arsimorë.
Por, pamjet që janë shfaqur në internet, tregojnë se ka intervenime në vendosjen e fokusit, në mënyrë që të merren pamje sa më të papërshtatshme prej fëmijëve. /Telegrafi/