Personi më i ndjekur në Instagram, Selena Gomez, ka qenë viktimë e hakerëve ditën e hënë.
Profili i këngëtares amerikane në këtë rrjet social është hakuar për disa minuta dhe gjatë kësaj periudhe janë publikuar fotografi nudo e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.
Fotografitë e këngëtarit kanadez janë realizuar nga një paparaci gjatë pushimeve të tij në Bora Bora në vitin 2015.
Gomez numëron mbi 125 milionë ndjekës në Instagram dhe një numër i madh prej tyre kanë pasur mundësinë t’i shohin fotografitë.
Sidoqoftë, reagimi ka qenë i shpejtë dhe është rimarrë llogaria. Fillimisht është bërë bllokimi i saj dhe pastaj është kthyer pa fotografitë e Bieber, të cilat janë fshirë. /Telegrafi/