Telegrafi

Hakerët lëshojnë në rrugë një film pornografik (Video)

Në billbordin elektronik që është i vendosur në një rrugë shumë të frekuentuar  të Xhakartës së Indonezisë, për pesë minuta është lëshuar një film pornografik.

Kalimtarët dhe shoferët kanë mbetur të habitur kur në ekranin që ka 24 metra katrorë nuk ka pasur reklama, por pamje me përmbajtje eksplicite, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz kanë nxituar t’i mbrojnë fëmijët nga këto skena, derisa zyrtarët komunalë e kanë ndërprerë rrymën e billbordit.

Nuk dihet se kush qëndron prapa ngjarjes, por dyshohet se është bërë nga disa hakerë.

“Kjo është bërë në shenjë proteste, sepse ky shtet e ndalon rreptësisht pornografinë”, është një koment për rastin e pazakontë. /Telegrafi/