Telegrafi

Hakerët “hyjnë” në Pentagon, zbulohen të dhënat e personelit ushtarak dhe civil

Një zyrtar i Pentagonit tha se Departamenti i Mbrojtjes kishte pësuar një shkelje të sigurisë falë një kontraktuesi të palës së tretë.

Hetimet janë ende duke u zhvilluar, kështu që detajet e sakta nuk janë bërë publike, por sipas një raporti të Associated Press, rreth 30,000 ushtarakë dhe civilë të Departamentit të Mbrojtjes janë prekur nga sulmi i hakerëve.

Zyrtari tha se rasti u zbulua më 4 tetor dhe një apo disa sulmues duket se kanë komprometuar një kontraktues të palës së tretë dhe kanë përdorur qasjen e furnitorit në rrjetin e Pentagonit për të vjedhur të dhënat për personelin e Departamentit të Mbrojtjes.

Pentagoni nuk ka zbuluar emrin e kontraktuesit, por tha se Departamenti po vazhdon të vlerësojë rrezikun e dëmit dhe do të sigurojë njoftime për personelin e prekur.

Zëdhënësi i Pentagonit, Joseph Buccino, tha se Departamenti i Mbrojtjes ka ndërmarrë hapa që “të pushojë performanca e kontraktuesit sipas kontratës, edhe pse ai do të mbetet nën kontratë”.

Një raport i Gemalto lëshuar këtë javë bën të ditur se mbi 4 miliardë të dhëna janë vjedhur në gjashtë muajt e parë të këtij viti, apo 6 milionë e 947 mijë e 320 mesatarisht çdo ditë.

Hakimi vjen pasi një raport i Zyrës së Përgjegjshmërisë së Qeverisë, i botuar gjithashtu këtë javë, arriti në përfundimin se sistemet e ardhshme të Pentagonit të armëve të gjeneratës së ardhshme janë shumë të lehta për t’u hakuar për shkak të mbrojtjes së ulët të sigurisë kibernetike. /kp/Telegrafi/