Telegrafi

Hakerat vodhën informacione nga një nga prodhuesit më të mëdhenj të lojërave video në botë

Hakerët vodhën informacione të vlefshme nga prodhuesi i madh i lojërave Electronic Arts (EA), shkruan BBC.

Sulmuesit morën kodin burimor për lojëra si FIFA 21 dhe mekanizmin e Frostbite, i cili përdoret si bazë për shumë lojëra të tjera.

Kompania raportoi se asnjë e dhënë e lojtarëve nuk ishte vjedhur.

“Ne po hetojmë një ndërhyrje të kohëve të fundit në rrjetin tonë ku u vodh një sasi e kufizuar e kodit burimor për lojëra dhe mjete të ngjashme. Asnjë e dhënë nuk është mbledhur për lojtarët dhe nuk kemi asnjë arsye të besojmë se ekziston rrezik për privatësinë e tyre”, tha zëdhënësi i EA në një deklaratë.

EA është një nga kompanitë më të mëdha në botë të lojërave, dhe prodhon dhe shpërndan lojëra të tilla si Battlefield, Star Wars: Jedi Fallen Order, The Sims,… /Telegrafi/