Telegrafi

Hakerat sulmojnë GlobalSign

Lajmi është njoftuar nga vetë kompania, sipas të cilës një haker anonim ka hyrë në sistem dhe ka vjedhur disa të dhëna të rëndësishme në serverat qëndrorë. Aktualisht kjo firmë po heton sulmin, për të krijuar një ide më të qartë lidhur me dëmin e shkaktuar nga pirati i kompiuterave.

GlobalSign është një ndër kompanitë që bën vlerësimin e adresave zyrtare të kompanive, duke i vlerësuar ato me një certifikatë. /Telegrafi/