Hakerat iranianë kanë publikuar emrat e drejtuesve dhe shefave të sektorëve në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).
Dokumentin, hakerat e kanë bërë publik mbrëmjen e së mërkurës në rrjetin social, Telegram.
Në listë, janë rreth 400 emra të zyrtarëve që punojnë në SHISH.
Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.
Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. /Euronews Albania/