Ai ishte sportisti më i nderuar i Turqisë, i njohur për shkëlqimin e tij në fushën e futbollit për Galatasarayn dhe ekipin kombëtar.
Sulmuesi legjendar mban gjithashtu rekordin e golit më të shpejtë në një finale në Kampionatin Botëror.
Ai jeton në Kaliforni, në zonën e pasur të Palo Alto në Silicon Valley, në periferi të San Franciskos.
Mirëpo, Hakan nuk është programues dhe nuk punon për një kompani aplikacionesh të teknologjisë së lartë. Në vend të kësaj, ai është një shofer taksie dhe më parë menaxhonte një kafene.
Kur jemi tek Kampionati Botëror, Sukur vazhdon të kujtohet për golin e tij më të shpejtë në këtë kompeticion, pasi kishte realizuar për vetëm 11 sekonda.
Ishte Botërori i vitit 2002, kur Turqia po përballje me Korenë e Jugut, ndërsa organizatorë ishin Korea dhe Japonia.
Sukur arriti t’i trondiste koreanët, pasi qysh në sekondën e 11-të të nisjes së takimit, ai shënoi gol dhe ende mbetet si më i shpejti në histori. /Telegrafi/