Telegrafi

Hakan Calhanoglu shpallet i pafajshëm për kërcënim dhe dhunë ndaj këngëtares shqiptare Anita Latifi

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, është liruar nga akuzat për rrahje dhe kërcënim të këngëtares shqiptare, Anita Latifi.

Futbollisti i famshëm turk dhe këngëtarja shqiptare që jeton në Gjermani, kanë pasur një lidhje në vitin 2014.

Ajo gjatë asaj kohe kishte mbetur shtatzënë, por që kishte dështuar.

Turku ën atë kohë ishte i martuar, ndërsa Anita kishte pretenduar se pas kërcënimeve dhe dhunës psike të ushtruar,  ajo kishte abortuar.

Lexo po ashtu Këngëtarja Anita Latifi para gjyqit: shantazhon futbollistin Calhanoglu për të heshtur rreth "abortimit" (Foto)

Sipas Gazzetta dello Sport, gjykata në Turqi e ka shpallur lojtarin të pafajshëm,por e ka dënuar me 70 orë shërbim në komunitet për dështim të rrejshme.

Këngëtarja Anita Latifi e ka publikuar gjatë nëntorit një këngë në gjuhën shqipe të quajtur ‘BAE’. /Telegrafi/