Ekipi i Ismet Munishit gjatë gjithë ndeshjes ka dominuar por nuk ka mundur të shënoj gol deri në fund të takimit.
Fillimisht në pjesën e parë transversalja ia mohoi golin Semir Zenelit, ndërsa fatin e njëjtë e kishte në pjesën e dytë edhe Shkëlqim Pacolli, ku goditja e tij u ndal në transversale.
Llapi mbrohej mirë nga sulmet e Hajvalisë, deri 15 minuta para fundit të ndeshjes kur Semir Zeneli, zhbllokoi shifrat duke shënuar për 1-0.
Pas kësaj fitore, Hajvalia zbret nga pozita e katërt Llapin, pozitë që tani e tutje do ta mbajë me 15 pikë të tubuara. /Telegrafi/