Njëra ndër skuadrat më të fuqishme në futbollin kosovar, Hajvalia ka shënuar edhe një fitore.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e parë të javës së 22-të.
Vetëm tre minuta pasi filloi ndeshja, vendasit kaluan në epërsi nëpërmjet mbrojtësit Liridon Leci, dhe me rezultatin minimal 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 46-të, Veton Shabani u shërbye në zonë nga braziliani Serginho dhe shënoi për 2-0.
Po zhvillohej minuta e 50-të e ndeshjes, kur sulmuesi Semir Zeneli shërbeu mirë Genc Hamitin i cili shënoi një gol të bukur për 3-0.
Pas kësaj fitore, Hajvalia ndodhet e para në renditje me 41 pikë të grumbulluara, ndërsa Liria në pozitën e tetë me 28 pikë. /Telegrafi/