“Përparim Islami prej sot është lojtar i yni. Me të kemi arritur marrëveshje, por nuk do të jetë përforcimi i fundit”, tha për Arenën, Xhavit Pacolli, drejtor sportiv i Hajvalisë.
Islami është anëtar i Përfaqësueses U-21 të Kosovës. Hajvaliasit janë duke tentuar ta rikthejnë edhe mbrojtësin Driton Vokshi, që më herët kishte luajtur pikërisht në Hajvali, para se të kalonte në Ferizaj. “Me Vokshin ende jemi në bisedime do të shikojmë nëse do të arrijmë marrëveshje”, shtoi Pacolli për Arenën
Hajvalia të shtunën ka luajtur edhe miqësoren e parë me Ramiz Sadikun, ku i pranishëm ishte edhe Islami. Deri më tani, finalisti i Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar është përforcuar edhe me: Semir Zenelin, Leart Eminin, Ilir Avdylin, Armend Kastratin, Arbër Shalën dhe Hysen Tahirin. /Telegrafi/