Agim Maliqi është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës së Hajvalisë.
Pas largimit të Emin Bajramit nga pozita e kryeshefit të shtabit teknik, përgjegjësinë për të drejtuar skuadrën tashmë e ka marrë Agim Maliqi.
Maliqi i cili ka udhëhequr me gjeneratat e reja të Hajvalisë, gjithashtu ka qenë edhe për një kohë ndihmës trajner në këtë skuadër.
Hajvalia sezonin e rradhës do garojë në Ligën e Parë.