Drejtuesit e Hajvalisë edhe pa angazhimin e Suarezit, oferta ndaj të cilit bëri bujë botërore, për edicionin 2014/15 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll kërkojnë titullin e kampionit.
Ambiciet drejtuesit e klubit i kanë bërë publike, në saje të fondit të lojtarëve dhe ruajtjes së bërthamës së lojtarëve nga edicioni i kaluar.
“Me gjashtë përforcime të sjella dhe ruajtjen e lojtarëve kryesore nga edicioni i kaluar, ka bërë të besohet se Hajvalia do te jetë një kundërshtare shumë e fortë në kampionatin e ri. Trajneri Sunaj Keqi e pranon se këtë vit kampionatin e nis me synime te larta, e jo sikur vitin e kaluar, që për të mbijetesa ishte qëllimi kryesor”, thuhet në një njoftim të klubit.
Përforcimet e Hajvalisë janë: Semir Zeneli, Leart Emini, Ilir Avdyli, Armend Kastrati, Hysen Tahiri dhe Arber Shala.
“Hajvalia, për dallim nga viti i kaluar kur përfundoi në vendin e gjashtë në renditje, sivjet e synon kreun e kampionatit”, përfundon njoftimi i klubit.
Në stërvitjet e para klubi ka dëshmuar familjarizimin e lojtarëve ndërmjet vete dhe me drejtuesit duke ngrënë shalqi gjatë ushtrimeve. /Sporti1/Telegrafi/