Lajmin e ka konfirmuar për Arenën kryetari i Hajvalisë, Mehedin Pergjegjaj – Meda. “Kryesia e klubit ka vendosur ta shkarkojë Hamdi Mehmetin nga posti i drejtorit, dhe në vend të tij e kemi rikthyer Ali Ajetin. Këtë vendim kryesia e klubit e ka marr pasi ka konstatuar se Mehmeti nuk i ka kryer përgjegjësitë, që i kishte marrë mbi supet e tij, atëherë kur pati ardhur në klubin tonë”, deklaroi Meda.
Ndërkohë, edhe vetë Ajeti e ka konfirmuar për Arenën faktin se tash e tutje do të jetë drejtor sportiv i Hajvalisë. Meda paralajmëroi se në klubin e tij shumë shpejt do të ketë edhe risi tjera. “Sigurisht se shumë shpejt do të ketë edhe lëvizje të reja, për çka do të njoftoheni me kohë. Një gjë është e sigurt se do të bëjmë çmos për t’iu kthyer sa më shpejt rezultateve pozitive”, përfundoi Meda. /Tribuna/Telegrafi/