Hajvalia dhe Llamkos Kosova do të ndeshen në kuadër të xhiros së dytë të elitës sonë. Të përzgjedhurit e Sunaj Keçit pas fitores në udhëtim kundër Ferronikelit do të provojnë që të mposhtin edhe “Gladiatorët” e Ismet Munishit, të cilët një javë më parë u mposhtën në shtëpinë e tyre kundër Dritës.
Pikët e para në këtë sezon të garave do t’i kërkojë Drenica në duel me Trepçën, sikurse Istogu në përballje me Ferronikelin.
Ndërsa, të dielën do të luhen edhe tri ndeshje të kësaj xhiro, kurse derbi i madh do të luhet në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, ndërmjet Besës dhe Prishtinës. /KP/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e dytë:
Sot takohen:
Hajvalia-Llamkos Kosova
Drenica-Trepça
Istogu-Feronikeli
Të dielën takohen:
Drita-Vëllaznimi
Besa-Prishtina
Trepça ‘89-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.