Site icon Telegrafi

Hajvalia rrëmben edhe Driton Vokshin

“Pronari i klubit, të cilin e kam njohur edhe më herët më ka shtyrë të rikthehem sërish në Hajvali. Kanë mjaftuar vetëm 5 minuta që të arrihet marrëveshja”, tha Vokshi për Arenën.

Ai ka mbetur i zhgënjyer me ish-klubin e tij Ferizajn. “Ata nuk më kryen një pjesë të obligimeve të kontratës, pastaj e shkarkuan kryetarin dhe nuk dihej se a ka trajner apo jo. Kushtet që m’i ofroi Hajvalia janë larg tyre”, shtoi Vokshi për gazetën.

Hajvalia është përforcuar edhe me Semir Zenelin, Leart Eminin, Armend Kastratin, Ilir Avdylin, Arbër Shalën, Genc Hamitin, kurse dy ditë më parë morën edhe Përparim Islamin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version