Site icon Telegrafi

Hajvalia pret ‘Gladiatorët’

Hajvalia, e cila është në mesin e skuadrave që synojnë mbijetesën në elitën e futbollit, do të synojnë pikët e plota kundër vushtrriasve, këta të fundit janë favorit kryesor për ta fituar titullin e kampionit, andaj ekipin e Hajvalisë e pret një ndeshje e vështirë.

Ndërkohë, të dielën do të zhvillohen edhe tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro, e ku kryendeshja luhet në “Riza Lushta” në Mitrovicës mes dy rivalëve të këtij qytetit, Trepçës ’89 dhe Trepçës.

Ndërkaq, të hënë luhet sfida e fundit e kësaj xhiro, ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Fushë Kosova. /KP/Telegrafi/

Superliga / Xhiroja e 22-të

Sot takohen:
14:00, Hajvalia-Llamkos Kosova

Të dielën takohen:
14:00, Drita-Drenica
14:00, Trepça ‘89-Trepça
15:00, Feronikeli-Ferizaj

Të hënën takohen:
15:00, Prishtina-Fushë Kosova 

Exit mobile version