Telegrafi

Hajvalia përforcohet me dy brazilianë

Brazilianët Victor e Denilson të dielën zhvillojnë stërvitjen e parë me skuadrën e Hajvalisë. Ata të shtunën mbrëma kanë arritur në Prishtinë. Me skuadrën e promovuar në Superligën e Kosovës në futboll, dy brazilianët kanë firmosur deri në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi Victor në stinorin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës zvicerane Servette, kurse mesfushori Denilson luajti për skuadrën e kategorisë së dytë të Brazilit, Portugesa, njofton Koha Ditore.

Bashkëpronari i skuadrës së Hajvalisë, Hamdi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme, Hajvalisë do t’i bashkohen edhe tre senegalezë. Bëhet fjalë për Mouhamadou Ndiaye (sulmues), El Hadji Malick (mbrojtës) e Ndiaw Ndiaye (mesfushor). /Telegrafi/