“E kemi parë të arsyeshme që të përforcohemi me këta futbollistë dhe do të mundohemi që të koordinohemi sa më mirë për edicionin e ri të garave. Në vazhdën e planeve të klubit, janë edhe lidhjet me klubet e huaja, në mënyrë që t’i dërgojmë lojtarët tanë jashtë vendit”, tha Mehmeti, për gazetën Tribuna.
“Është një projekt i ri dhe ambicioz, ndaj jam i lumtur që jam këtu. Dua të falënderoj drejtorin e klubit, i cili është një punëtor i madh. Shpresoj që kam bërë zgjidhjen e duhur”, deklaroi ish-lojtari i Drenicës dhe Prishtinës, por që në edicionin paraprak veshi fanellën e Trepçës ‘89.
E ish-futbollisti tjetër i kësaj të fundit, Ilir Izmaku, shprehet optimist për arritjen e objektivave të klubit. “Qëllimet dhe synimet e Hajvalisë më kanë bindur që t’i bashkohem kësaj skuadre. Shpresoj dhe besoj fuqishëm që së bashku do t’i arrijmë synimet e klubit”, raporton gazeta Tribuna. /Telegrafi/