“Ka disa ditë që senegalezët kanë filluar të stërvisin me ekipin dhe janë nën urdhrat e trajnerit. Me ta kemi një marrëveshje deri në fund të sezonit, por me mundësi vazhdimi për më gjatë”, tha drejtori i KF Hajvalia, Ali Ajeti.
Kthimi i tyre vjen pas suspendimit të katër lojtarëve, si dhe mbetjes së tyre nën mëshirën e fatit, pas problemeve që kishin muajve të fundit me largimin e njeriut që i kishte sjellë këtu Hamdi Mehmetit, ish-zyrtarit të klubit nga Hajvalia.
“Të dy po tregojnë formë të mirë dhe shpresojmë se do të kontribuojnë shumë në pjesën e mbetur të garave. Së paku kjo mund të pritet në bazë të angazhimit të tyre”. Ndong dhe Ndiaye kishin ardhur në Kosovë në fillim të këtij viti. /Zëri/Telegrafi/